Përfiton pas humbjes se Chelsea me West Ham

Chelsea u dorëzua në fushën e West Ham duke lënë edhe kreun, ndalesë që u shrytëzua nga Manchester City. Humbja 3 – 2 në derbin e Londrës zbirti në vendin e tretë ekipin Thomas Tuchel.

Gabimet e lojtarëve të Chelsea ia bënë më të lehtë të zotëve të shtëpisë të shënojnë, duke mbrojtur vendin e katërt në rënditje që të çon në grupet e Champions League. Kryesuesi i Premier League tani është Manchester City pas fitores 3 – 1 në transfertën me Watford.

Goli i parë i shënua pas vetëm 4 minutash lojë, duke ia bërë më të lehtë arritjen e objektivit City. Liverpool është i dyti pas fitores 1 – 0 në fushën e Wolverhampton. Origi realizoi në kohën shtesë duke marrë një fitore me tepër vlerë. Gjithsesi Manchster City, Liverpool dhe Chelsea janë pranë me pikë pas 15 javësh kampionat.

Tv Klan