Filipçe: Mbyllja e kufijve nuk e ndaj “Omicron”

Nuk ka nevojë për masa të reja restriktive pas paraqitjes së variantit të ri të koronavirusit. Kështu ka vendosur Komisioni për sëmundje ngjitëse, informoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Sipas tij theks të veçantë që po e ndërmarrin është stimulimi i qytetarëve të vaksinohen.

“Po vendosim theks të veçantë tek vaksinimi, në qoftë se nuk është I vaksinuar mund të udhëtohet me PCR –test në këtë mënyrë mbrohemi ne si shtet dhe shtetet përreth neve. Gjithsesi po e ndjekim situatën. Ky është një lloj i ri dhe për të cilin nuk kemi shumë informacione. Por prej asaj që e dimë mendoj se nuk ka nevojë të vendosim masa tjera restriktive”.

Filipçe shtoi se mbyllja e kufirit dhe karantina nuk do të japin efektin për mbrojtje nga virusi i ri edhe pse ky lloj i virusit më shpejtë shpërndahet.

“Shohim se disa shtete po ndërmarrin masa restriktive, gjithsesi ne vlerësojmë se duhet të mbesim me masat aktuale. Ende nuk ka informacione të mjaftueshme. Mendoj se restrikcioni si mbyllja e kufirit, karantina e udhëtarëve që vijnë nga vende të caktuara nuk do të jep efekt”.

Në mbledhjen e nesërme të qeverisë Filipçe do të kërkoj bonus shtesë për mjekët amë që do t’i motivojnë pacientët të vaksinohen.

Klan Macedonia