Mbappe u prezantua për tifozët e Real Madridit në Bernabeu, por 25-vjeçari nuk është pjesë e skuadrës për fazën përgatitore para sezonale të klubit që do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara ku do të luajë disa ndeshje miqësore kundër Milan, Barcelona dhe Chelsea.

Mbappe, ende po rikuperon nga përfshirja e tij në Euro 2024 me Francën. Ai do të bashkohet me shokët e skuadrës së re më 7 gusht për të filluar stërvitjen nën drejtimin e Carlo Ancelotti. E njëjta gjë vlen edhe për bashkatdhetarët e tij Aurelien Tchouameni, Ferland Mendy dhe Eduardo Camavinga.

Vendimi është marrë mes futbollistëve, klubit dhe vetë trajnerit Italian. Por pavarësisht se do të kthehet në stërvitje më 7 gusht, pritet që Mbappe të bëjë debutimin e tij në një ndeshje një javë më vonë.

Francezi ka të ngjarë të marrë minuta gjatë Superkupës së UEFA-s që do të luhet mes Real Madridit dhe Atalantën më 14 gusht. Kjo do të thotë se francezi ka mundësi të fitojë medaljen tij në trofeun e parë me realin në ndeshjen debutuese.

Superkupa e UEFA-s do të zhvillohet në Varshavë. Ekipi spanjoll e ka fituar këtë trofe pesë herë më parë dhe do të vendosin një rekord nëse mposhtin Atalantën.

Tv Klan