Al Hilal fitoi Superkupën e Arabisë Saudite 4-1 ndaj Al Nassr të Cristiano Ronaldos edhe pse portugezi kaloi fillimisht skuadrën e tij në avantazh.

Goli i hapjes në minutën e 44-të, nga Ronaldo nuk vlejti pasi që me fillimin e pjesës së dytë loja ndryshoi me Al Hilal që shënoi katër gola.

Fillimisht barazimi u sigurua nga Milinkovic Savic. Më pas dy gola të Aleksander Mitrovic e në fund Malcom siguruan trofeun.

Por ajo që bëri bujë është reagimi i Cristiano Ronaldos pas golave ​​të fundit të pësuar nga skuadra e tij. Fillimisht portugezi zemërohet dukshëm me shokët e skuadrës

Më pas bën gjestin e jastëkut si për të thënë: “a po flini”.

Kjo nuk mjaftoi. Veprimet e tij më pas tregon qartë se çfarë po u thoshte shokëve të skuadrës të cilët i konsideroi frikacakë

Një tjetër zhgënjim për CR7 me Al Nassr në ndeshjet që kanë rëndësi.

Tv Klan