PSG kërkon të afrojë futbollistë ambiciozë për të mbushur hapësirën e lënë nga Kylian Mbappe, por edhe për të shpresuar në një të ardhme premtuese në arenën ndërkombëtare. Ademola Lookman, sulmuesi 26-vjeçar nga Nigeria I Atalanta, (nën kontratë deri në vitin 2026), është në horizontin e klubit kampioin në francë. Mediat italiane konfirmojnë se mes parizienëve dhe atalantas kanë nisur negociatat.

Lookman është një sulmues i gjithanshëm që di të marrë pjesë në lojë dhe të shënojë. Ai mund të luajë në qendër ose në krahë. Ushtron presion intensiv kur humbet topin, një element kryesor i Atalantës në sezonet e fundit.

Megjithatë, për momentin, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga dy klubet. Mund të jetë gjithashtu një mënyrë për të ushtruar presion mbi negociatat e tjera. Ose një mënyrë për t’i bërë presion ndonjë tjetër futbollisti që të afrohet në Francë. Gjithësesi është merkato dhe gjithçka mund të ndodhë.

Tv Klan