Aktorët Hanter Shafer dhe Simon Eshli ishin mes yjeve që do të zbukurojnë kalendarin e famshëm të modës “Pirelli” për vitin 2025. Agjencia e lajmeve Rojters zbuloi disa nga prapaskenat e xhirimeve të fotografit, Itan Xhejms Grin.

Botuar për herë të parë në vitet 1960, kalendari Pirelli ka një shtrirje të kufizuar dhe zakonisht u dhurohet klientëve të kompanisë. Vitet e fundit, ai është larguar nga shfaqja e imazheve të modeleve duke shfaqur personazhe të ndryshëm, të famshëm në karrierën e tyre.

Imazhet e kalendarit të vitit që vjen tregojnë një rikthim në rrugët e tij. Vetë fotografi tha se ai evokon tema të tilla si identiteti bashkëkohor, seksualiteti dhe stili.

Xhirimet u zhvilluan në Majemi në maj dhe qershor dhe pjesë e tij do të jenë edhe aktori francez Vinsent Kasel apo edhe britanikët Xhon Bojega dhe Xhudi Tërnër-Smith.

Tv Klan