Komandanti i ri i KFOR-it ka mbërritur në Kosovë.

Enrico Barduani nga 11 Tetori do ta pasojë Ozakn Ulutash, i cili udhëhoqi misionin paqeruajtës në Kosovë për 1 vit.

Ardhjen e tij e ka konfirmuar Ambasada e Italisë në Kosovë, e cila njoftoi përmes platformës X se ambasadori De Riu e ka mirëpritur ngrohtësisht komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneral Majorin Enrico Barduani, i cili zyrtarisht e merr udhëheqjen më 11 Tetor.

“Kjo shënon herën e 14-të të Italisë në udhëheqje të misionit të NATO-s në Kosovë, duke riafirmuar përkushtimin tonë të palëkundur ndaj sigurisë në Kosovë”, tha Ambasada në X./Klan Kosova