Maqedonia e Veriut ka regjistruar ne 24 orët e fundit 17 viktima me Covid-19, si dhe 482 të infektuar. Rastet e reja dolën pas testimit të 4,151 mostrave.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, gjashtë të vdekur janë regjistruar në Kumanovë, katër në Prilep, nga dy në Shkup dhe Manastir dhe nga një në Veles, Kavadar dhe Kriva Pallankë.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 7,036. Deri më tani në Maqedoninë e Veriut me koronavirus janë diagnostikuar rreth 199 mijë persona, kurse numri i raste aktive me COVID-19 është 6,292.

Drejtuesit e institucioneve shëndetësore kanë vazhduar me thirrjet për vaksinimin e popullatës, pasi raportet flasin për uljen e numrit të të vaksinuarve.

Klan News