Java e parë e Shkurtit thyen rekordet e pandemisë

Java e parë e Shkurtit ka shënuar shifrat më të larta të të infektuarve dhe viktimave në Shqipëri që prej fillimit të pandemisë. Vetëm këtë javë janë shënuar 7209 raste të reja me Covid si dhe 80 viktima. 

E mërkura shënoi edhe ditën e parë me mbi 1 mije të infektuar dhe prej asaj dite të prekurit njohin vetëm rritje. Tirana vijon të kryesojë me numrin më të lartë të të infektuarve, e ndjekur nga Fieri, Durrësi, Shkodra dhe Vlora.

1 në 4 testime të kryera del pozitiv me Covid-19. Tirana mban gjithshtu edhe numrin më të lartë të viktimave ndërsa nuk kanë munguar edhe humbjet e jetëve të reja. 

Rritje kanë shënuar ditë pas dite edhe të shtruarit në 4 spitalet Covid. Nëse në 1 Shkurt numëroheshin vetëm 365 pacientë në spitale, 7 ditë më pas numri i tyre ka shkuar mbi 430.

Por ndërsa numrit vijojne të rriten, dhe viktimat po ashtu, qytetarët vijojnë të tregohen indiferentë për zbatimin e masave.

Parqet, lokalet janë plot me grumbuj njerëzish. Në rrugë maska nuk mbahet. Të rinjtë janë ata që po shkelin masat anti-Covid.

Tv Klan