Në sendet e sjella në programin “Rudina” në Tv Klan nga pushimet që përmbajnë edhe një kujtim, Olsi Abazi zgjodhi një copëz historie. Një papirus i sjellë nga toka e largët egjiptiane që i përket një epoke të shkuar, ku në të është shkruar një pjesë nga Kurani i shenjtë.

Olsi Abazi: Unë në Kairo, para shumë vitesh, nuk e di 20 vjet ndoshta, kam qenë dhe rastisa nëpërmjet një të njohuri tonë…

Rudina Magjistari: Një papirus gjigant.

Olsi Abazi: Nuk është papirus, nuk e di nëse e keni parasysh  historinë e Kuranit që kur Kurani filloi të shkruhej nga njerëzit që e dinin përmendësh dhe kishte familje që e shkruanin Kuranin në formën e tyre dhe kjo është forma më e vjetër që shkruhet Kurani dhe që është trashëguar nga një familje në tjetrën, pra ishte trashëgim dhe kjo ishte forma që ruhej shkrimi i  Kuranit.

Rudina Magjistari: Le të themi që është një faqe e parë kjo?

Olsi Abazi: Është një nga suret e Kuranit.

Rudina Magjistari: Fotokopje e ke besoj?

Olsi Abazi: Kjo nuk është as foto, as kopje. Kjo është një letër papirusi, e punuar me dorë, është shkruar me dorë./tvklan.al