E talentuar dhe e bukur, kështu është këngëtarja Enisa Nikaj, e cila shkëlqen në çdo paraqitje të saj. Por përveç zërit mahnitës, artistja tërheq vëmendjen edhe për shkak të flokëve të saj të gjatë, të cilët nuk mund të mos i shpëtonin syrit të moderatores Rudina Magjistari. Gjatë lidhjes në Skype në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Enisa zbuloi sekretin e flokëve të saj ku gërshërën e paska mikun më të mirë.

Rudina Magjistari: Unë dalloj edhe në këtë lidhje që jemi, flokët e tu janë shumë të gjatë, edhe në videoklipet e ndryshme që pamë, ti spikat për flokë shumë të gjatë dhe shumë të bukur. Sa kohë ke që nuk i pret fare?

Enisa Nikaj: Jo, në fakt i pres majat çdo muaj.

Rudina Magjistari: Ah, ky është sekreti për flokë të gjatë dhe të shëndetshëm?

Enisa Nikaj:Po, nuk lë askënd të m’i presë flokët veç mamit. Qëkur kam qenë vajzë e vogël m’i ka prerë. Pikërisht pse m’i pret ajo më rriten kaq.

Edhe një këshillë shtesë: Enisa i qëndron larg nxehtësisë, sa më natyralë, aq më të shëndetshëm./tvklan.al