Këshilli i Prokurorisë ka përfunduar intervistimin e 22 prokurorëve që kanë kandiduar për të qenë pjesë e Prokurorisë Speciale, e njohur ndryshe si SPAK. Tashmë ata do ti nënshtrohet procesit të pikëzimit në bazë të të cilit do bëhet edhe renditja.

15 të parët do të

jenë pjesë e prokurorisë që do hetojë korrupsionin në nivele të larta dhe

krimin e organizuar. Kaq është edhe është numri i vendeve vakante të hapura nga

Këshilli i Lartë i Prokurorisë për këtë strukture të re. Sipas burime nga KLP

ky proces do të mbyllet mesin e javës së ardhshme. Por kjo nuk mjafton që

kandidatët të jenë pjesë e SPAK, pasi ata duhet të kenë kaluar Vettingun në të

dyja shkallët.

Aktualisht ata që

kanë kaluar këtë proces në të dyja shkallët janë Arben Kraja dhe Dritan Prençi.

Ndërsa ata që kanë kaluar vetëm shkallën e parë janë 8. Nga këta komisioneri

publik kërkon shkarkimin për dy Donika Prelën dhe Besnik Muçin.

Ndërsa 12

kandidatët e tjerë ende nuk i janë nënshtruar Vettingut. Këshilli i lartë i

prokurorisë është në diskutime që SPAK të fillojë punën edhe me më pak se 10

prokurorë, por vendimi do të merret me shumicë votash.

Tv Klan