Balina Bodinaku e ftuar në emisionin “Part Time” zbuloi talentin e saj të fshehur në përgatitjen e koktejeve. Ajo “u detyrua” të vishte rolin e baristet dhe të shërbente kokteje për klientë të ndryshëm e duket se po ja dilte më së miri, kur pranë saj u afrua dhe “kontrolluesja e cilësisë”, Rudina Dembacaj e cila me këtë rast inspektoi pak edhe nga jeta personale e Balinës.

Balina Bodinaku i është përgjigjur pyetjeve të Rudinës duke treguar pak për jetën përtej ekranit, si për shembull, me kë e ndan shtëpinë.

Rudina Dembacaj: Ke patur ndonjë moment që do doje  të kishe vëlla?

Balina Bodinaku: Jo.

Rudina Dembacaj: Me kë jeton Balina?

Balina Bodinaku: Unë jetoj…vetëm.

Rudina Dembacaj: Nuk ke një?

Balina Bodinaku: E di pse thash vetëm?

Rudina Dembacaj: Pse?

Balina Bodinaku: Se po të them që jetoj me partnerin, do fillosh të më bësh pyetje.

Rudina Dembacaj: Jo, thjesht kush është partneri, si e ka emrin e prindërve, nga vjen dhe ku e ka shtëpinë?

Balina Bodinaku: Po, edhe numrin e këmbës./tvklan.al