Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin rrugor Fier-Patos në vendin e quajtur “Lapidari i Portëzës”. Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Klan News, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.


Njëra nga makinat ka përfunduar në kanal e tjetra në anë të rrugës. Mësohet se si pasojë ka mbetur e plagosur lehtë shoferja e mjetit tip “Toyota” e cila po merr ndihmën mjekësore në spital.

Në vendngjarje ndodhen forca të policisë për të zbardhur shkaqet e aksidentit, por dhe për të normalizuar trafikun i cili krijoi radhë për disa minuta në këtë aks rrugor.

/tvklan.al