“El Viajero Fisgón”: Vendi ka shumë për të ofruar, nga peizazhet te historia dhe kultura unike

Çfarë të shihni ne 4 ditë në Shqipëri.

Një nga destinacionet më të rekomanduara për të vizituar këtë vit mes muajve Maj deri në Shtator është Shqipëria, e vendosur në zemër të Ballkanit. Kështu shkruan e përditshmja spanjolle “El Viajero Fisgón” në artikullin më të fundit për vendin tonë.

Shqipëria, e njohur si “vendi i shqiponjave”, ka shumë për të ofruar: nga peizazhet mahnitëse plot aventura, deri te një histori dhe kulturë unike dhe autentike. Në vetëm katër ditë, ju mund të zhyteni në bukuritë e Shqipërisë dhe të zbuloni vendet më turistike.

Më në brendësi të artikullit të së përditshmes spanjolle shkruhet se Shqipëria është plot me mundësi për t’u shkëputur dhe për t’i shpëtuar rutinës.

Në ditën e parë të vizitës “El Viajero Fisgón” sugjeron të zbuloni kryeqytetin, Tiranën.  

Filloni aventurën tuaj në kryeqytetin e gjallë të Shqipërisë, Tiranën. Në momentin e uljes në aeroportin e vendit, rekomandohet të merrni me qira një makinë për të lëvizur sa më komod.

Zhytuni në atmosferën e gjallë ndërsa eksploroni sheshin Skënderbej, në zemër të qytetit, ku ndodhet një statujë e heroit kombëtar. Do të keni mundësinë të gërmoni në historinë e vendit dhe të vizitoni Xhaminë shumëngjyrëshe të Et’hem Beut. Eksploroni qytetin antik të Beratit.

Vizitoni qytetin piktoresk të Beratit, i njohur si “Qyteti i një mbi një dritareve”. Ky qytet do t’ju befasojë me hijeshinë e tij mesjetare dhe pamjet e tij mbresëlënëse panoramike.

Admironi bukuritë natyrore të Gjirokastrës dhe Butrintit shkruan revista spanjolle në ditën e tretë të turit nëpër Shqiperi.  

Udhëtoni në qytetin e Gjirokastrës, një tjetër xhevahir i trashëgimisë botërore. Eksploroni kështjellën e saj mahnitëse dhe vazhdoni drejt rrënojave të Butrintit, një vend arkeologjik i shpallur, gjithashtu, një sit i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO.

Dita e fundit përmbyllëse se çfarë të shihni në Shqipëri në 4 ditë rekomandohet bregu i plazhit të Gjipesë.

Nuk ka mënyrë më të mirë për të përfunduar udhëtimin sesa të vizitoni zonën bregdetare të vendit, ku mund të relaksoheni dhe të pushoni. Drejtohuni drejt bregdetit të bukur të plazhit të Gjipesë, ku do të gjeni disa nga plazhet më mbresëlënëse në Shqipëri.

Në këtë arratisje 4-ditore ju mund të përfitoni nga njohja e historisë, kulturës dhe natyrës unike të Shqipërisë përfundon shkrimi i të përditshmes spanjolle “El Viajero Fisgón”.

Klan News