Kur e gjithë familja juaj duhet t’ia mbathë për t’i shpëtuar përmbytjeve, çfarë bëni?

Mesa duket nëse jeni merimangë, mbuloni gjithçka me rrjetë, në përpjekje për t’i mbijetuar vërshimit të ujërave.

Gjatë ditëve të fundit, disa zona të Australisë janë përballur me përmbytje dhe në vende si Launceston e Tasmania edhe merimangat janë përpjekur të “evakuohen” dhe kjo mund të dallohet nga fotot e postuara në rrjete sociale nga media të ndryshme atje.

merimanga

Sipas banorëve në këto zona, me mijëra merimanga të vogla vërshuan në majat më të larta të shkurreve e pemëve në rrethinat e qyteteve.

Në momentin që arritën atje, ato i mbuluan pemët me rrjetë merimange, duke “pushtuar” një hapësirë gati 800 metra të gjatë.

Megjithatë, sipas shkencëtarëve, ndonëse merimangat janë zakonisht të lumtura në habitatin e tyre, ndodh që pas një farë kohe të kërkojnë një tjetër vend për të jetuar. Në këtë rast shkak u bë rritja e nivelit të ujërave. /tvklan.al