Kompania “Meta” ka njoftuar se do  të ndalojë mediat shtetërorë ruse të përdorin platformat e saj të mediave sociale.

Sipas kompanisë   ato përdorën taktika mashtruese për të përforcuar propagandën e Moskës.

Kompania, e cila zotëron rrjetin: Facebook, WhatsApp dhe Instagram, njoftoi se vendimi do të hyjë në fuqi gjatë ditëve të ardhshme.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e kritikoi vendimin duke thënë se veprime të tilla selektive kundër mediave ruse janë të papranueshme.

Vendimi i kompanisë “Meta” vjen disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës  njoftuan  vendosjen e sanksioneve të reja ndaj  medias RT-së, duke akuzuar median e Kremlinit se është një pjesë kyçe e makinerisë së luftës së Rusisë.

Zyrtarët amerikanë njoftuan javën e kaluar se kjo media  po punonte me ushtrinë ruse dhe po zhvillonte fushata për mbledhjen e fondeve për të paguar për armët dhe pajisjet e tjera për ushtarët që luftonin në Ukrainë.

Në fillim të këtij muaji, administrata e Presidentit Biden bllokoi disa faqe interneti të Kremlinit dhe akuzoi dy punonjës të rrjetit RT se në mënyrë të fshehtë i kishin kaluar miliona dollarë një kompanie në shtetin Tenwsi për të postuar në rrjetet sociale video që përhapin mesazhe pro-Kremlinit.

Klan News