Në konferencën e 27-të të Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Iniciativës SHBA–Karta e Adriatikut u diskutua rritja e shpenzimeve të Mbrojtjes mbi pragun 2% e Produktit të Brendshëm Bruto.

Presidenti Begaj vlerësoi rritjen e bashkëpunimit me aleatët e NATO-s.

Bajram Begaj: Historia nuk duhet harruar, ndryshe rrezikojmë të përsërisim gabimet.Unë besoj se përmes përpjekjeve të përbashkëta dhe angazhimit tonë ndaj vlerave Euroatlantike, ne jemi në gjendje të përballemi me këto sfida dhe të sigurojmë që Ballkani Perëndimor të ecë drejt një të ardhmeje më të sigurt e të qëndrueshme.Në këtë kontekst, roli i Shqipërisë dhe i shqiptarëve në rajon është i qartë dhe konstruktiv. Shqipëria ka luajtur dhe do të vazhdojë të luajë një rol kyç në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Ministri i Mbrojtjes Vengu u shpreh se Shqipëria do të vijojë të jetë avokate e palëkundur e bashkëpunimit rajonal.

Piro Vengu: Shpeshherë dëgjojmë zëra përcarës. Partnerë të vlerave perëndimore në deklarata, por ithtarë dhe shërbëtorë të dukshëm të luftrave hibride të lindjes në realitet dhe në praktikë. Këto zëra nxisin grupet ultranacionaliste dhe kriminale dhe vendosin në pikëpyetje stabilitetin dhe sigurinë e rajonit tonë. Shqipëria do të vijojë të jetë një avokate e palëkundër e bashkunimit rajonal dhe një mori iniciativash rajonale, si Karta e Adriatikut qëndrojnë në thelb të veprimtarisë tonë të bashkëpunimit ushtarak dhe civil.

Komandant i Forcave amerikane në Europë, gjeneral Christopher G. Cavoli vlerësoi ambiciet e Shqipërisë për të rigjallëruar industrinë e mbrojtjes, nismat dhe investimet e ndërmarra, si edhe ofrimin e Porto Romanos si bazë e NATO-s.

Klan News