Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias ka përshëndetur dhënien e nënshtetësisë shqiptare për kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Anastas Janullatos.

Në një reagim në Twitter, Kotzias thotë se dhënia e nënshtetësisë shqiptare është një gjest që vlerëson punën dhe kontributin e kryepeshkopit Janullatos në Shqipëri.

“Përshëndes dhënien e nënshtetësisë shqiptare për kryepeshkopin e Shqipërisë Anastas, një njëriu të mençur, nga Presidenti i vendit z.Meta. Ky është vlerësim i punës së tij të madhe humanitare dhe forcim i besimit mes pupujve tanë”,

thotë ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias.

Presidenti Ilir Meta i dha sot nënshtetësinë shqiptare kryepeshkopit Janullatos me kërkesë të këtij të fundit, i cili shërben prej 15 vitesh si kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

/tvklan.al