Një ditë pas votëbesimit të qeverisë, Ministri i Rendit Publik Spartak Poçi sot ishte në Elbasan. Vizita e sotme e Ministrit Poçi në Elbasan nuk ka patur si objektiv rezultatet apo aksionet e policisë së Elbasanit me në krye Kosemin.

I shoqëruar dhe nga Ambasadori Turk Ahmet Okçun, Ministri Poçi është interesuar për mbarëvajtjen e ndërtimit të segmentit Rrogozhinë-Elbasan, pjesë e Korridorit 8. Mesa duket pas sheshimit të problemeve me rendn në Elbasan, Poçit i intereson tashmë dhe ndërtimi i rrugëve. Pasi është takuar me miqtë dhe ish shokët e vjetër të punës elbasanas, Poçi ka pyetur me imtësi për gjithçka në lidhje me ndërtimin e superstradës.

Jam anëtar i kabinetit qeveritar, është përgjigjur për TV Klan, Ministri Poçi, ndaj nuk është ndonjë habi e madhe se interesohem për këto probleme.

Spartak Poci: Ka pasur dhe pengesa në këtë drejtim, pra janë bërë më pak vonesë për shkaqe nga më të ndryshmet, por kjo nuk varet nga ata që i zhvillojnë punimet këtu.

Gazetar: Eduart Frangaj