Kanë hyrë në fuqi tarifat e reja për siguracionin e detyrueshëm të mjeteve motorike.

Tabela e re e përpiluar nga Ministria e Financave duket se ka thjeshtuar punën e agjentëve fundorë që shesin prime drejtuesve të automjeteve.

Autoveturat për efekt siguracioni kanë qenë të ndara në katër kategori bazë të kapacitetit motorik, por tashmë ato do të ndahen në dy të tilla.

Primi rritet për automjetet deri në 1200  dhe ulet për ato mbi 2500 , por ndarja e re nuk ka kënaqur plotësisht edhe kompanitë e sigurimit.

Avni Ponari: “Kjo e thjeshton pak punën e agjentëve, por nga ana tjetër agjentët gjithmonë mundohen që ta deformojnë edhe ndarjen e kategorive dhe për këtë fakt është bërë edhe shkurtimi i kategorive se nëse do të mbajë ai ato kategori që ishin, për shembull kanë qenë katër, tani bëhen dy, kjo nuk është aq, dhe aq në interes të kompanive, por për faktin sepse duhen regjistruar të gjitha automjetet me kategori, dmth, me nivelin e kategorive që kanë”.

Tabela e re e siguracionit vjetor parashikon rritje të konsiderueshme për rimorkiot dhe kamionët deri në 15 ton, ndërsa drejtuesit e motoçikletave do të paguajnë rreth 1 qind lekë më parë krahasuar me tarifat e deritanishme./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro