Ish-ëngjëlli i “Victoria’s Secret”, Miranda Kerr ka pozuar nudo për “Harper Bazaar” Australia. Kjo duket të jetë kopertina më e guximshme e saj, në të cilën modelja shfaqet tërësisht nudo me një palë këpucë të Christian Louboutin.
Modelja australiane ka pozuar për numrin janar-shkurt të “Harper Bazaar”, në ballkonin e një hoteli në Los Angelos.
Titulli i kopertinës do të jetë “What Lies Beneath” dhe sjell një rrëfim të bukuroshes e cila u shkëput nga pasarela e Victoria Beckham në 2013.
Miranda Kerr, pas ndarjes me yllin hollivudian Orlando Bloom, së fundmi ka filluar një romancë dashurie me themeluesin e Snapchat, Evan Spiegel./tvklan.al