Mirlind Daku konfirmon momentin e mirë në sezonin 2024-2025. Sulmuesi shqiptar shënoi sërish me fanellën e Rubin Kazanit, duke kontribuar në barazimin 1-1 në transfertën e Rostov.

26-vjeçari po përjeton një formë të mirë duke iu përgjigjur kështu kërcënimeve të mbërritura nga grupimet ruse pas atij festime në Kampionatin Europian. Sërish Daku shpëtoi skuadrën e Rubinit, pasi u tregua i saktë nga penalltia.

Një ekzekutim që vendosi ekuilibrat në 1-1, për t’i dhuruar pikën e radhët ekipit në këtë sezon të Superligës ruse. 26-vjeçari numëron 3 gola dhe 2 asiste në 4 javët e para të kampionatit, për t’i dhuruar 4 pikë. Forma e mirë e Dakut kënaq edhe teknikun e kombëtares shqiptare, Sylvinho në prag të ndeshjeve të Ligës së Kombeve.

Sulmuesi do jetë i gatshëm për sfidën me Gjeorgjinë, pasi kundër Ukrainës duhet të shlyer pezullimin e UEFA-s me një takim.

Klan News