Mbi fshatin Labovë e Madhe është aktivizuar një vatër zjarri e cila nën ndikimin e erës po përhapet me shpejtësi dhe po merr përmasa të mëdha.

Gazetarja e Klan News Dorina Muhaj raporton se në vendngjarje janë dy grupe zjarrfikësish të cilët po punojnë për neutralizimin e flakëve që mos të rrezikohet fshati.

Ndërkohë kujtojmë se kjo verë, ka pasur zjarre të shumta ku autoritetet thonë se janë përballur me rreth 500 vatra zjarri nga veriu në jug.

/tvklan.al