Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga,i cili u rrah për vdekje në 10 Gusht në një lokal në Pogradec.

Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e konstatuara në trupin e viktimës, në ballë, në hundë, vesh, në faqe, në supin e majtë, të cilat janë shkaktuar me mjet të fortë mprehës, siç mund të jetë edhe goditja me grusht.

Sipas aktit të ekspertimit, shkaku i vdekjes së 42-vjeçarit është : “hemorragji në cipen e trurit dhe hemorragji e indit trunor”.

Sipas ekspertizës, ne mostrën e gjakun të viktimës u zbulua prani e alkoolit etilik në vlerën mesatare 2.82 gram/ litër.

Akt- ekspertimi mjeko-ligjor i është dërguar Prokurorisë së Korçës e cila po vijon hetimet për vrasjen e Egli Progës.

Policia arrestoi si autor të vrasjes Denis Meçin,me akuzën e vrasjes me dashje dhe proçedoi për moskallëzim krimi Voltan Shkulaku, Leonidha Guçe, Arjan Manellari.

Por Prokuroria e Korçës, në seancën për caktimin e masës së sigurisë,lehtësoi akuzën për Denis Meçin nga vrasje me dashje, në vrasje nga pakujdesia,çfarë solli përplasje mes policisë dhe Prokurorisë së Korçës.

Klan News