Vera e vitit 2024 është regjistruar si më e nxehta në histori. Kështu raporton shërbimi evropian i klimës Copernicus.

Rekordet e temperaturave në shumë vende të botës, shoqëruar edhe me fenomenin El Nino po thellojnë edhe më shumë rreziqet që vijnë nga ndryshimet klimatike.

Në muajt Qershor, Korrik dhe Gusht temperatura ishte mesatarisht 16.8 gradë Celsius  sipas Copernicus. Kjo është 0,03 gradë Celsius  më e ngrohtë se rekordi i 2023. Gushti i vitit 2024 dhe 2023 shënuan gjithashtu rekorde në nivel global me 16.82 gradë Celsius Korriku ishte hera e parë në më shumë se një vit që bota nuk vendosi një rekord për shkak se qershori 2024 ishte shumë më i nxehtë se qershori 2023.

Ekspertët paralajmërojnë se ngjarjet ekstreme këtë verë ka të ngjarë të intensifikohen, duke sjellë pasoja gjithnjë e më shkatërruese për njerëzit dhe planetin nëse nuk ndërmerren veprime të rëndësishme për të reduktuar emetimet e gazeve serrë.

Vapa këtë vit jo vetëm që ka qenë rekord, por edhe e përhapur, duke prekur rajone të gjera në mbarë botën. Evropa, regjistroi gushtin e saj të dytë më të ngrohtë me temperatura që u rritën 1.57°C mbi mesataren 1991-2020. I nxehti ekstrem përfshiu edhe Evropën Jugore dhe Lindore.

Nxehtësia e jashtëzakonshme u vu re gjithashtu në Antarktidën lindore, Teksas, Meksikë, Kanada, Afrikën verilindore, Iran, Kinë, Japoni dhe Australi, të gjitha temperaturat e regjistruara shumë më të larta se mesatarja.

Këto kushte ishin në kontrast me ato nën mesataren në Rusinë, Alaskë, Shtetet e Bashkuara lindore, pjesë të Amerikës Jugore, Pakistan dhe Sahel. I nxehti bëri që edhe temperaturat në oqeane arritën nivelin më të lartë të në 20,91°C.

Klan News