4

Pas bombardimit të spitalit të Kunduzit, “Mjekët pa Kufij” vendosën të braktisin qytetin. Sulmi ajror, që sipas organizatës humanitare u shkaktua nga avionet e koalicionit shkaktoi vdekjen e 19 personave, mes të cilëve edhe anëtarë të saj dhe plagosjen e 37 të tjerëve.

Sipas shoqatës, “Mjekët pa Kufij” nuk kanë qenë talebanët që kanë goditur, ndërsa ushtria amerikanë thotë se “sulmi që kishte në shenjestër talebanët, mund të ketë shkaktuar dëme anësore”. Sipas zëdhënëses së “Mjekëve pa Kufij”, stafi mjekësor është transferuar në spitale të tjerë, po kështu edhe pacientët që ishin në gjendje të rëndë. “Spitali nuk funksionon më tha ajo dhe nuk mund të konfirmoj nëse qëndra jonë e traumës në Kunduz do të hapet më”.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se trupat afganë kanë marrë nën kontroll pjesën më të madhe të qytetit, gjashtë ditë pasi u mor nga Talebanët. Një nga mjekët rajonal, që mundi t’i shpëtojë luftimeve tha se në Kunduz aktualisht “nuk ka më mjekë, ilaçe apo kujdes shëndetësor”. Presidenti amerikan Barak Obama shprehu ngushëllimet dhe tha se SHBA do të nisë një hetim të menjehershëm dhe të plotë për ngjarjen. Ai tha se do të presë rezultatett e këtij hetimi, përpara se të japë gjykimin e tij përfundimtarë.

Tv Klan