Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politkë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, ka vlerësuar se janë parë zhvillime inkurajuese në Mitrovicë.

Do ta shfrytëzoj rastin sot që t’i njoftoj ministrat për punën që ne e kemi bërë gjatë disa javëve të fundit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, ku kemi parë zhvillime inkurajuese në Mitrovicë

”, tha Federica Mogherini, para fillimit të mbledhjes së ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Kjo ishte deklaratë për rrënimin e murit në pjesën veriore të Mitrovicës./ tvklan.al