Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e temperaturave të larta që këtë të dielë priten të shkojnë deri në 40 gradë Celsius, në qarkun e Beratit dhe Gjirokastrës.

Sipas MeteoAlb, Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në vlerat minimale ku zonat malore do të shënojnë deri në 18 gradë Celcius, por mbeten konstante maksimumet duke u ngjitur sërisht në vlerën 40°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.

/tvklan.al