Ministria e Punëve të Jashtme së Shqipërisë në një deklaratë për shtyp ka dënuar me forcë sulmin e rëndë terrorist të ndodhur dje në Francë. MPJ shpreh solidaritetin dhe ngushëllimet për popullin dhe autoritetet franceze në këtë moment të vështirë. “

Qëndrojmë në krah të Francës në betejën kundër terrorizmit dhe dhunës ekstreme.”,

thuhet në deklaratë.

Gjithashtu Ministria e Punëve të Jashtme sqaron se nga informacionet e deritanishme të përcjella nga Ambasada jonë në Paris nuk rezulton të kemi shtetas shqiptar që mund të kenë humbur jetën.

“Në ndihmë të qytetarëve tanë që ndodhen në Francë dhe familjeve të tyre, Ambasada shqiptare në Paris vë në dispozicion nr. e kontaktit: +33147233151.”

Ndërsa sipas MPJ do të vijohet të informohet për zhvillme të mëtejshme.

Ndërkohë Ambasada Shqiptare në Paris në profilin e saj në Facebook ka ndarë gjithashtu një status për të gjithë shqiptarët që ndodhen në Nice:

Nëse ndodheni në Nice (Nisë) dhe jeni në dijeni të përfshirjes së qytetarëve shqiptarë mes viktimave të sulmit terrorist, lutemi kontaktoni Ambasadën shqiptare në Paris në numrin +33 1 47 23 31 51”./

tvklan.al