Një deklaratë e Kristit se është i sigurt që të gjitha vajzat në Love Story kryejnë marrëdhënie seksuale jashtë programit ka shkaktuar debate këtë të martë në “Love Story Talk”.

Të gjitha vajzat ishin kundër deklaratës së fronistit dhe thanë se nuk kryejnë marrëdhënie intime jashtë programit. Ndërkohë vetë Kristi e pranoi që kryen seks jashtë emisionit. Ai shtoi se nuk ka asnjë problem pasi “edhe duke bërë seks jashtë programit mund të zhvilloj një romancë me këto të gjitha”.  

Eni: Kush nga vajzat të ka konfiduar ty që ka marrëdhënie seksuale jashtë programit?

Kristi: Unë nuk thashë atë, thashë që jam gati i sigurt që të gjitha e bëjnë atë. Edhe gjëja më normale se përveç kontratave dhe të tjerave

Eni: Ke fakte? Kristi, të lutem sepse bëhet fjalë për një deklaratë shumë të rëndë që mua më vjen turp që e dëgjoj sidomos e thënë nga ju? Dua vajzën nëse ka ndonjë nga ju që ia ka thënë Kristit këtë që “unë kam bërë seks jashtë programit”.

Romina: Unë kam diçka tjetër për të thënë! Na mban pishtarin neve ti se çfarë bëjmë jashtë programit?

Kristi: Nuk thashë se kam mbajtur pishtarin, por thashë që jam gati i sigurt që ju të gjitha kryeni marrëdhënie seksuale jashtë programi.

Romina: Na ruan jashtë se çfarë bëjmë?

Kristi: Me këtë desha të them që fakti që ne e bëjmë këtë jashtë programit nuk domethënë që ne nuk mund të kultivojmë romancë brenda.

Eni: Xheni ti ke marrëdhënie jashtë programit.

Xheni: Jo Eni sepse unë nuk kryej marrëdhënie seksuale pa qenë në një lidhje pikë së pari. Pa qenë në një lidhje as nuk e diskutoj fare këtë pjesë.  

Sellma: Çdo opinion i atij për mua nuk ekziston fare. Mua nuk më akuzon dot njeri dhe për mua nuk ekziston sepse jam shumë e pastër me veten time. Ai mund të ketë mendimet e veta, por e këshilloj që të rrijë brenda kornizës së asaj që ka ardhur këtu dhe jo të hulumtojë.

Marinela: Mendoj që mund të jetë një provokim i Kristit. Mos e marrim gjithmonë dhe ta godasim Kristin gjithmonë. Ky mund të jetë edhe provokim i Kristit për të parë reagimet tona dhe për të kuptuar për çfarë jemi ne këtu. Edhe ai nuk është se komunikon me ne. Kristi duhet të jetë shumë i qetë sepse unë personalisht nuk ka shanse që të bëj një veprim të tillë sepse dua që t’i përkushtohem 100% vetëm atij.

Kleona: Shumë e lumtur që ka ardhur kjo kohë që burrat shqiptarë janë të sigurt që femrat e tyre bëjnë seks jashtë dhe prapë janë konfidentë për të krijuar një marrëdhënie dashurie me ne. Nuk kam marrëdhënie seksuale jashtë programit, sepse kam ardhur që të gjej një njeri që t’i bëj të gjitha këtu!/tvklan.al