As reshjet e shiut nuk e ndalën atmosferën festive në natën e 3 të “South Outdoor Festival” në Borsh.

Cumbiafrica ishin artistët e parë ndërkombëtarë që u ngjitën në skenën gjigante duke dhuruar magji të vërtetë me muzikën e tyre latino-dance.

Të tjerë artistë të njohur që performuan në “South Outdoor Festival” ishin Eugent Bushpepa, Merk dhe Kremont, por ai që dhuroi një spektakël të jashtëzakonshëm ishte francezi i famshëm, Gims.

Koncertit festiv, i paraprinë një sërë aktivitetesh të tjera gjatë ditës. Forumi për turizmin, rininë dhe produktet bio shqiptare ishin pjesë e “South Outdoor”.

Edicioni i 7 i “South Outdoor Festival” gjatë gjithë ditëve në Borsh mblodhi qindra vizitorë vendas dhe turistë të huaj, duke shërbyer si një promotor i turizmit të Shqipërisë.

Tv Klan