Pas testimit që ju bë për misionet gjatë natës, dronët “Bayraktar” së shpejti do të vendosen në funksion të plotë edhe për emergjencat civile.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu që inspektoi bazën ajrore të Kuçovës tha se dronët do të kalojnë së shpejti në funksion monitorues 24 orë në shtatë ditë të javës, si një element mbështetës i rëndësishëm krah autoriteteve vendore në betejën kundër zjarreve.

Njësinë e dronëve është plotësuar me personel të kualifikuar pas trajnimit të pilotëve për misionet në kushtet e errësirës.

Dronët UAV janë përdorur prej disa ditësh në operacionet e përbashkëta me forcat e tjera në luftën kundër zjarreve, për një evidentim më të saktë të vatrave.

Rezultatet e imazheve të dronëve “Bayraktar” do të jenë kyçe për të mbështetur bashkitë edhe në procesin e evidentimit të dëmeve të krijuara nga zjarret.

Tv Klan