Një robot ndihmës mikrokirurgjie që komandohet ka arritur të qepë një kokërr misri sipas një videoje ku prezantohen aftësitë e tij.

Roboti i krijuar nga Sony ‘operon’ kokrrën e misrit duke përdorur gjilpëra kirurgjikale ndërsa lëvizjet e tij janë rezultat i inxhinierisë së sofistikuar dhe viteve të tëra kërkimi.

Zëvendësojeni kokrrën e misrit me enët e vogla të gjakut që duhet të lidhen përmes një procedure shumë precize dhe delikate e kështu do të mund të përfytyroni si do të duket kirurgjia e përparuar e së ardhmes (që ndoshta nuk do të jetë aq e largët).

Eksperimentet jo klinike të prototipit janë kryer në muajin shkurt në Universitetin Mjekësor Aichi. Mjekët dhe stafi mjekësor jo i specializuar në mikrokirurgji ia dolën që të qepnin me sukses enët e gjakut të kafshëve.

Sipas Sony, testet kanë shënuar rastin e parë në botë të qepjes së enëve të gjakut në fushën e mikrokirurgjisë duke përdorur një robot ndihmës që mund të ndërrojë automatikisht instrumentet.

Ky veprim u bazua te imitimi i kirurgëve dhe asistentëve që kanë nevojën për të ndryshuar sa më shpejt instrumentet kirurgjikale gjatë një operacioni.

Mikrokirurgjia është një kombinim i lëvizjeve të vogla si futja e gjilpërave në enët e vogla të gjakut dhe tërheqja e fijeve. Roboti shkëlqeu në lëvizjen e parë, por duket se te i dyti ka ende hapësirë për përmirësim.

Për këtë, u krijua një pajisje kontrolli “e vogël dhe e lehtë” që mund të manipulohet me majat e gishtave. Përmes kësaj, ndërhyrjet shumë precize mund të kryhen pa nevojën e rritjes së përshkallëzimit të lëvizjes. Këto teknologji do të lejojnë kirurgët që të kryejnë detyra të ndryshme të qetë duke i vendosur duart në hapësirën e caktuar.

Ndërhyrja e robotëve mes kirurgëve dhe pacientëve mundëson lëvizjet e imëta, por mund të vonojë ose paraprijë lëvizjeve të papritura të instrumenteve duke mos pasur kontroll mbi ndërhyrjen.

Për të zgjidhur situatën, u instaluan një sistem kontrolli elektronik dhe një mekanik që kontrollojnë vonesën dhe përgjigjen e lëvizjen e sistemit. Sony u shpreh se shpreson që roboti të mund të ofrojë mikrokirurgjinë për të gjithë pasi aktualisht procedura ofrohet nga një numër i kufizuar kirurgësh dhe klinikash për shkak të aftësisë që kërkon./tvklan.al