Kjo është ndërtesa e re në sheshin e trageteve në Portin e Durrësit. Ka vetëm pak ditë që ka mbaruar ndërtimi i saj. Këtu duhet të rrinë pasagjerët të cilët deri dje prisnin në erë dhe në shi në ndërtesat e vjetra për të pritur tragetin për të udhëtuar. Brenda ndërtesës së re janë vendosur të gjitha zyrat e doganës, policisë kuftare dhe agjensive detare që punojnë në Portin e Durrësit. I gjithë ndërtimi i kësaj godine ka kushtuar 19 mijë dollarë dhe është bërë me fondet e Bankës Arabe.

Punimet nisën që 4 vjet përpara, por shumë shpejt u ndërprenë. Vetëm vizita e Presidentit Mejdani, detyroi ndërtuesit që të mbaronte punimet sipas masterplanit. Tani godina është brenda rregullave të një infrastrukture të plotë duke filluar që nga kanalizimet, sistemimet dhe ndriçimi i saj./tvklan.al