Një 67-vjeçar në Cërrik ka rënë në prangat e policisë pasi si pasojë e zjarrit që ka ndezur është djegur një sipërfaqe toke me barishte dhe shkurre.

Sipas asaj që njofton Policia 67-vjeçari dyshohet se ka ndezur zjarr pranë stanit të tij, në fshatin Kamunah.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Njoftimi i Policisë:

Cërrik/ Ndezi zjarr në fshatin Kamunah dhe si pasojë u dogj një sipërfaqe toke me barishte dhe me shkurre, identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale, të kryera me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, Komisariati i Policisë Cërrik arrestoi shtetasin N. M., 67 vjeç, banues në fshatin Mollas.

67-vjeçari dyshohet se ka ndezur zjarr pranë stanit të tij, në fshatin Kamunah, bashkia Mollas, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke me barishte dhe me shkurre (pronë publike).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon sërish për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.


/tvklan.al