Këtë të mërkurë në studion e “Shije Shtëpie” në Tv Klan u diskutua për ndryshimet që pëson gruaja kur arrin moshën 40-vjeçare. Pyetja që u shtrua ishte se a është vonë për të arritur objektivat dhe qëllimet pas të 40-ve? Për këtë psikologia Almeida Xhaferri e kishte përgjigjen gati.

“Po 40 vjeç ti mund ta fillosh nga e para dhe të ndryshosh drejtim dhe të ndjehesh më e përmbushur”, kështu është shprehur ajo gjatë diskutimit.

Almeida Xhaferri:  Në moshën 40-vjeçare fillon dhe zgjedh vetë, pasi ke mundësinë dhe pjekurinë  e duhur mendore për të zgjedhur ato vlera dhe norma sociale që ty të përbëjnë thelbin tënd dhe ty të sjellin pozitivitet në sjelljet e tua dhe të lësh mënjanë ato norma sociale, që nuk sjellin asnjë vlerë në jetën tënde dhe të sfidojnë në një farë mënyre. Nga ana tjetër kur flasim për gratë në moshën 40-vjeçare, disa sfida lidhen me perceptimin e përgjithshëm që njerëzit e lidhin këtë moshën me një kufi shumë të fortë që ‘ti 40 vjeç nëse nuk ke arritur disa gjëra e ke humbur shansin’, në fakt nuk është kështu pasi njeriu në çdo moshë mund të zgjedhë që të investoje tek vetja, nuk është kurrë vonë që ti të vendosësh objektiva të rinj, nuk është kurrë vonë që ti të ndryshosh edhe karrierë nëse ke zgjedhur një drejtim të caktuar që ty nuk të përmbush.

Po, 40 vjeç ti mund ta fillosh nga e para dhe të ndryshosh drejtim dhe të ndjehesh më e përmbushur. Ndryshe nga një 20-vjeçare, një 40-vjeçare e ka pjekurinë për ta kuptuar këtë qasje dhe për të marrë vendime të reja që mund të kenë benefite më të mira. Shpirti për t’u ndjerë i ri kërkon një lloj përvoje, kërkon një lloj kontakti shumë të mirë me veten tënde, të dish të njohësh mbi të gjitha anët e errëta të vetes dhe të pranosh dobësitë që ke, të punosh mbi to për të ditur e për të bërë zgjedhje më të mira. Kjo në thelb bën atë që të ‘zhbësh atë që ke qenë dikur’ dhe të ribësh një vete tënde të re, të lësh mënjanë të gjitha ato dobësitë e tua.

Katerina Trungu: Është edhe kjo pjesa pastaj, kur je 20 kufirin e të të qenurit e rritur, apo e të kaluarit të moshës e ke te të 30-at, ku je 30 është 40. Mua personalisht më duket në këtë moment, 40 është një kufi që mua do të më kalojë tek një grua e rritur dhe e pjekur dhe në një moshë të madhe./tvklan.al