“Gjej mënyrat e mia për t’u ndjerë mirë”, kështu është shprehur Arba Gramo në studion e “Shije Shtëpie” në Tv Klan, teksa thotë se pavarësisht se është një grua e divorcuar dhe momentalisht nuk ka partner, përsëri vazhdon që të gjejë mënyra që ta bëjë veten e saj të ndjehet e vlerësuar dhe e bukur.

Arba Gramo: Në të 40-at femrat janë më të sigurta seksualisht dhe kjo është shumë e bukur, duhet që të ishte që në fillimi në fakt, por nuk është ose duhet të ishte aq më herët që të jetë e mundur. Megjithatë ka dhe një proces këtu në vetvete të të pjekurit seksualisht, të të ndjerit e bukur dhe të të dashurit të vetes shumë. Në mos ti nuk ndjehesh e bukur, ajo se çfarë thonë të tjerët bie poshtë, ti gjithsesi do të bësh atë se çfarë do vetë, dhe për pasojë të ndjehesh aktive seksualisht. Kjo nuk do të thotë se ti domosdoshmërish duhet të kesh një partner.

Katerina Trungu: Më fal Arba se mund të të marr shembull, meqenëse e hape dhe vetë, dhe ke qenë e hapur për këtë pjesë. Ti nuk e ke bashkëshortin në krah pasi je divorcuar, kështu që nuk ka qenë bashkëshorti gjithmonë në krah?

Arba Gramo: Nuk kam asnjë partner ama gjej mënyrat e mia, për të qenë mirë dhe për t’u ndjerë mirë./tvklan.al