Ndryshimet statutore të PD, Gjykata e Apelit shqyrton më 3 Nëntor çështjen


Ndryshimet statutore të PD, Gjykata e Apelit shqyrton më 3 Nëntor çështjen

15:14 05/10/2022

Klan News raporton se Gjykata e Apelit do të shqyrtojë më 3 Nëntor çështjen e Partisë Demokratike. Mësohet se shqyrtimi që lajmërohet për datën 3 Nëntor, nuk është për ankimin e vendimit të gjyqtarit Zhukri, por për ankimin e PD që kërkon që gjykata të regjistrojë të bashkuara në një vendim ndryshimet statutore të Korrikut 2021 dhe të Dhjetorit 2021.

Njoftimi:

Në vijim të komunikimeve mbi veprimtarinë e Gjykatës së Apelit Tirane, ju njoftojmë se:

Në datë 3 Nëntor 2022, ora 10:30, do të gjykohet çështja me kërkues Partia Demokratike e Shqipërisë, lidhur me ankimin e saj ndaj vendimit datë 18.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Trupi gjykues që e shqyrton çështjen përbëhet nga gjyqtarët: Irida Kacerja (relatore), Genti Shala dhe Emona Muçi./tvklan.al












Të ngjashme