Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, njofton se në bazë të VKM-së së fundit miratuar nga qeveria greke, nr. 49351, datë 04.08.2021, publikuar më 05.08.2021, të gjithë shtetasit që udhëtojnë drejt Greqisë, përfshirë dhe ata shqiptarë, i nënshtrohen testimit labratorik me metodën PCR ose testit të shpejtë (rapid).

Si më poshtë mund të gjeni informacionin e plotë:

– Formularin PLF;

– Çertifikatë vaksinimi, test PCR (të bërë 72 orë para mbërritjes së tyre në Greqi) ose rapid (të bërë brenda 48 orëve para mbërritjes së tyre në Greqi) ose

– Çertifikatë të diagnozës pozitive e vlefshme për 1 deri në 6 muaj.

Për fëmijët mbi 12 vjeç do të ketë të njëjtat kritere hyrëse si të rriturit.

Formulari i domosdoshëm, duhet plotësuar nga të gjithë në rast udhëtimi drejt Greqisë nga të gjitha pikat kufitare, tokësore ose ajrore.

Linkun e regjistrimit të formularit PLF e gjeni në adresën: http://www.travel.gov.gr/

Në Pikat Kufitare Doganore të Kapshticës, Kakavijës dhe Qafë Botës nuk ka limit për numrin e personave që kalojnë kufirin. Këto pika funksionojnë 24 orë për të gjitha kategoritë e udhëtarëve.

Nga data 13 Korrik 2021 , është hapur dhe Pika Kufitare e Tre Urave (Merxhani), pa limit kuotash ditore dhe me orar lëvizjeje 08:00-20:00.

Më shumë informacion në lidhje me mënyrat e përshtatshme dhe mjetet e transportit dhe lejet e lëvizjes brenda Greqisë janë në dispozicion në: https://forma.gov.gr/

Çdo informacion në vazhdimësi për udhëtarët mund ta gjeni në faqen e Ministrisë greke të Turizmit: https://mintour.gov.gr/en/covid19-en/

Të gjithë shtetasit që udhëtojnë drejt Greqisë, pavarësisht nga kombësia dhe mënyra e hyrjes në territorin grek, i nënshtrohen testimit laboratorik me metodën PCR ose testit të shpejtë (rapid) bazuar në algoritmin shëndetësor dhe janë të detyruar gjatë qëndrimit të tyre në Greqi të respektojnë masat e jashtëzakonshme për kufizimin e përhapjes së virusit COVID-19, sipas vendimit të përbashkët ministror sipas të dhënave Δ1α/ΓΠ.οικ.48487/30.7.2021 (Β’ 3481).

Ekzaminimet kryhen nga Sekretariati i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile dhe Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik, të cilët janë përgjegjës për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore./tvklan.al