Jadon Sancho duket se do të jetë afrimi i radhës te Juventusi. Sulmuesi anglez, kërkohet prej kohësh nga bardhezinjtë dhe mund të zbarkojë në Torino, në ditët e ardhshme.

Në Francë, “RMC Sport”, e bën gjithçka të kryer, duke raportuar se Juventusi ka arritur marrëveshjen me Manchester United, për afrimin e sulmuesit.

Bëhet fjalë për huazim deri në fund të sezonit, me detyrim blerje. Palët kanë rënë dakord dhe në orët e ardhshme, lojtari pritet të udhëtojë drejt Italisë për vizitat mjekësore.

Konfirmimet zyrtare mungojnë ende, por mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë.

Sancho shihet si një lojtar shumë i rëndësishëm për mënyrën e lojës së trajnerit Thiago Motta dhe për këtë arsye drejtuesit e Juventusit, kanë nxituar për të mbyllur një marrëveshje.

24-vjeçari numëron 158 paraqitje dhe 53 gola në karrierën e tij me Borussia Dortmund, si dhe 83 ndeshje 12 gola me Manchester United. Në kombëtare ai ka luajtur 23 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola.

Te Juventusi, Sancho shihet si zëvendësuesi ideal i Frederico Chiesa-s, që kompletoi transferimin e tij te Liverpool.

/tvklan.al