#NëKurthinePiterPan | Talent-show me fëmijët “me të zgjuar”, gazetarët e të ardhmes dhe të ftuar speciale VIP. Një format “i ngrohtë”, i këndshëm, me shumë batuta humori, me fëmijë talente që nuk i keni parë kurrë më parë në TV shqiptare! Një gjë është e sigurtë: Ata nuk janë të turpshëm! Një format nga #VeraGrabocka & #AlketaVejsiu çdo të premte 21:00 në #TvKlan.

Adelina Tahiri zbulon nëse do të bëjë një vëlla ose motër për Jonin

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri ishte e ftuara e radhës në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ku ndau ekskluzivisht planet mbi jetën e saj personale.

E pyetur nga Natali mbi planet për një motër ose vëlla për djalin e saj, Adelina tha se do t’ia lejë “lejlekut” në dorë!

Natali: A do të të sjelli lejleku një motër ose një vëlla për djalin tënd?

Adelina: Po ia lej lejlekut në dorë. Kur ta sjelli lejleku!

Adelina Tahiri flet për aludimet e ndarjes: Si ka ndikuar diferenca në moshë

Adelina Tahiri ka folur për marrëdhënien e saj të shumëpërfolur me burrin e saj, ku ka sqaruar dhe fjalët mbi ndarjen e mundshme të tyre.

Ajo u shpreh se çdo marrëdhënie ka uljet dhe ngritjet e saj, por rëndësi ka dashuria që mbizotëron.

“Çdo marrëdhënie ka uljet dhe ngritjet e saj. Tani kaluam çdo gjë dhe pas vitesh akoma duhemi shumë dhe akoma jam shumë e dashuruar. Më ka ndikuar diferenca në moshë. Por kur janë në një moshë pak më të madhe janë më të pjekur dhe bëjnë më pak gabime”, u shpreh Adelina.

“Një të keqe na e kujtojnë gjithë jetën”, Adelina Tahiri: Jemi më të fuqishëm se ata që na bullizojnë

Adelina Tahiri ndau zemrën dhe detaje mbi jetën e saj në intervistën më të veçantë të karrierës, përpara 12 fëmijëve.

Një ndër temat që ajo përmendi ka lidhje pikërisht edhe me ‘cyberbullying’ ose sicc njihet bullizimi në rrjetet sociale.

“Gjithmonë jemi bullizuar në “Instagram”, sepse ka shumë ‘fake followers’. Në fillim jam mërzitur shumë dhe jam munduar të shpjegohem për shumë gjëra, por kam kuptuar që ne jemi më të fuqishëm se ata që na bullizojnë. Bëjmë 30 të mira dhe nuk dëgjohen asnjëherë, bëjmë një të keqe dhe na e kujtojnë gjithë jetën”, u shpreh Adelina për “Në kurthin e Piter Pan”.

“Pse thonë që bjondet nuk janë të zgjuara?” Adelina Tahiri: Po bëj doktoraturën në…

Adelina Tahiri ishte e ftuara e radhës në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, e cila u vendos përballë pyetjeve të kastit të gazetarëve të rinj. Një nga pyetjet që bëri më shumë përshtypje ishte lidhur me njohuritë e saj mbi 4 gjuhë të ndryshme, ku Adelina tregoi më shumë mbi profilin e saj.

Arien: O Adelina pse thonë që bjondet nuk janë të zgjuara, se unë kam dëgjuar që ti di 4 gjuhë të huaja?

Adelina Tahiri: Unë kam mbaruar dy fakultete dhe pse jam bjonde. Tani në qershor po mbroj temën e doktoraturës për Digital Marketing. Është dega e së ardhmes, nuk ekziston marketing më i fortë se ai i rrjeteve sociale. Ka shumë bjonde të zgjuara, kemi dhe Alketën.

Mike apo rivale? Adelina Tahiri flet për marrëdhënien me Tunën

Adelina Tahiri ishe e ftuar këtë të premte në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”. Ajo u pyet për marrëdhëniet që ka me artisten tjetër nga Shkupi, Tuna.

“Ne si fillim jemi nga një qytet dhe mendoj se kur je nga një vend të lidh më shumë që të përkrahim njëra-tjetrën. Si fillim jemi mike, shoqe shumë të mira dhe pak ndoshta rivale”, u shpreh Adelina.

Sa i përket një projekti të ardhshëm muzikor mes të dyjave, Adelina tha: Ndoshta dhe po, pse jo. Jemi nga një vend dhe të tregojmë se sa femrat janë të forta, sidomos femrat nga Shkupi. 

Surprizohen nënat e fëmijëve të emisionit “Në Kurthin e Piter Pan”

“Në Kurthin e Piter Pan” vendosi të surprizojë sot të gjitha nënat e fëmijëve të emisionit më të ndjekur në Shqipëri.

Moderatorja Alketa Vejsiu i solli në qendër të skenës ku u dhuroi nga një buqetë me lule të gjithave. Ajo u shpreh se misioni më i rëndësishëm për çdo grua në jetë është të jetë nënë.

“Kam kënaqësinë e madhe që të ftoj në fakt disa vajza dhe zonja që janë ‘very, very important person’. Dua të them me këtë që nuk është e thënë të dalësh në ekran, të jesh prezantuese dhe të bësh këtë që bëj unë për shembull, apo të dalësh në skenë dhe të marrësh vëmendjen mediatike që të jep dalja në skenë. Mendoj që misioni më i rëndësishëm për çdo grua në jetë është të jetë nënë, të jetë bashkëshorte. Kështu që secila nga ju është person shumë i rëndësishëm, në radhë të parë është heroina i fëmijës së saj dhe kjo vlen për ju që jeni këtu, por vlen për të gjitha nënat që kanë mundur të sjellin në jetë një fëmijë, apo që mund të sjellin në jetë një fëmijë. Kam dëshirë ta ndaj skenën me mamatë që kanë sjellë në jetë këta fëmijë. Prandaj nga publiku të vini këtu tani”, tha Vejsiu./tvklan.al