#NëKurthinePiterPan | Talent-show me fëmijët “me të zgjuar”, gazetarët e të ardhmes dhe të ftuar speciale VIP. Një format “i ngrohtë”, i këndshëm, me shumë batuta humori, me fëmijë talente që nuk i keni parë kurrë më parë në TV shqiptare! Një gjë është e sigurtë: Ata nuk janë të turpshëm! Një format nga #VeraGrabocka & #AlketaVejsiu çdo të premte 21:00 në #TvKlan.

Ina Dajçi: Këtë pyetje ma bëjnë vetëm në Shqipëri

E ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, Ina Dajçi nuk i ka shpëtuar pyetjeve ngacmuese të gazetarëve të vegjël. Mirëpo, një nga pyetjet që ra më shumë në sy dhe shkaktoi humor ishte e lidhur me jetën e saj personale.

Noel Nezha: O Ina këtu në Shqipëri kur gocat rriten u thonë kur do martohesh, kur do martohesh. Po ty të thonë kështu?

Ina Dajçi: Mua më pyesin mëngjes, drekë, darkë. Në fakt në New York nuk më pyesin, vetëm këtu ndodh.

Ina Dajçi flet për marrëdhënien me Miss-et e tjera!

Miss Universe Albania 2021, Ina Dajçi, ishte e ftuar këtë të premte “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan. Ajo ka folur për marrëdhënien me Miss-et e tjera.

Nuk ndjej konkurrencë vetëm nga gjinia femërore, sepse kam patur edhe kontakte me gjininë e kundërt gjatë punës si arkitekte. Për sa i përket Miss-eve, kam marrëdhënie shumë të mira dhe disa prej tyre i kam mikesha”, tha Ina.

Ina Dajçi për deklaratën e fortë kundër Miss Universe: Miss-et e tjera kishin frikë të flisnin!

Bukuroshja Ina Dajçi foli mbrëmjen e kësaj të premteje “Në Kurthin e Pipet Pan”, edhe për deklaratën e fortë kundër Miss Universe.

“Kjo vjen nga mënyra si është ndërtuar shoqëria jonë, duke mohuar për gratë të drejtat themelore të jetesës, si shkollimi. Kjo ndodh në mënyrë ekstreme në vende të pazhvilluara, e më e moderuar në perëndim. Ajo që unë bëra ishte për të ndihmuar vajzat të cilat janë ndjerë të nënshtruara. Isha e mbështetur dhe nga vajzat e tjera, por nuk e deklaruar emrin e tyre për shkak të frikës së kërcënimeve”, tha ajo.

“A mburreshe si vajzë deputeti?”, Ina Dajçi: I thoja babit, silli drita Shqipërisë…

Ina Dajçi ka treguar sonte “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, për mënyrën si është rritur pavarësisht se babai i saj ishte deputet.

Ajo u shpreh se babai i saj e kishte mësuar të mos mburrej para fëmijëve të tjerë dhe të kuptonte realitetin e vendit, duke theksuar se bashkë me motrën dhe vëllain është shkolluar në shkolla publike.

Noeli: Babi im më ka thënë që babi yt është deputet. A mburreshe në klasë që jam vajza e një deputeti?

Ina Dajçi: Babi im ka qenë deputet, nuk është tani. Por, kur unë isha vajzë deputeti babi nuk më linte asnjëherë të mburresha, madje ai donte që unë të isha e barabartë me të gjithë fëmijët e tjerë, të mos kisha privilegje. Prandaj unë motra dhe vëllai jemi shkolluar në shkolla publike. Pasi babi na thoshte gjithmonë se ju duhet të kuptoni realitetin e Shqipërisë, Shqipëria është një vend i varfër. Sa herë shkoja në shkollë, mësuesja më thoshte: Ina, Shqipëria nuk ka drita! Dhe unë shkoja qaja në shtëpi, dhe i thoja babit: Të lutem silli drita Shqipërisë, a thua se kjo do zgjidhej brenda ditës.