Një sistem binar yjesh i sapozbuluar duket se ka një sjellje të çuditshme, kanë deklaruar astronomët.

Sistemi është aq i pazakontë sa mendohet se mund të jenë vetëm 10 prej tyre në galaksinë e pafundme të Rrugës së Qumështit.

“The Independent” shkruan se i ka të gjitha kushtet për të shkaktuar një kilonova ose shpjeguar thjesht, një shpërthim që ndodh kur yjet neutron përplasen dhe kjo mund të dallohet përmes universit.

Ne e dimë që Rruga e Qumështit ka të paktën 100 miliardë yje dhe me gjasë qindra miliarda të tjerë. Ky sistem binar është në fakt një sistem 1 në 10 miliardë. Përpara studimit tonë, analiza ishte se një ose dy sisteme të tilla duhet të ekzistojnë në një galaksi spirale si Rruga e Qumështit”, tha astronomi Andre-Nicolas Chene.

Sistemi i yjeve binjakë vezullon në skanimet me rreze X dhe ka masë të madhe. Por është shumë i pazakontë sepse dy yjet orbitojnë rreth njëri-tjetrit në një orbitë “të çuditshme rrethore”. Kjo orbitë i ndihmoi astronomët që të zbulonin se njëri prej yjeve është një supernova e zbehtë. Ky fenomen ndodh kur një yll ka konsumuar të gjithë energjinë e tij dhe bërthama shuhet e më pas shkaktohet një shpërthim i dobët.

Në një rast tjetër, orbita do të ishte në trajtë elipsi, por duke qenë se nuk kishte mbetur aq energji në këtë yll për të nxitur një shpërthim të madh, dy yjet u afruan dhe rrotullohen rreth njëri-tjetrit në një trajektore rrethore.

Me kohën, ata do të shkrihen dhe do të përçojnë valë të fuqishme gravitacionale nëpër kozmos duke  lënë pas elemente si argjendi e ari. Sistemi yjor është i çuditshëm, por shkencëtarët shpresojnë se të tillë si ai mund të ndihmojnë për të kuptuar kilonovat, këto shpërthime të mëdha që mund të jenë burimi i arit në univers./tvklan.al