Duket si një betejë e përgjakshme mes të rinjve, por është thjesht një festival që ka të bëjë me një “luftë” me domate. Bëhet fjalë për festivalin “La Tomatina”, i cili zhvillohet në qytetin e vogël Bunol, pak kilometra larg Valencias, në Spanjë.

Shtatë kamionë të ngarkuar me 120 ton domate kaluan në rrugën kryesore të qytetit. Mijëra vetë i hodhën domate njëri-tjetrit duke realizuar kështu atë që konsiderohet si beteja më e famshme në botë.

Festa e domates thuhet se ka filluar në vitin 1945 nga një mosmarrëveshje midis fshatarëve. Kjo festë u ndalua për ca kohë gjatë viteve 1960 dhe gjatë diktaturës së gjeneralit Francisco Franco, por tradita rifilloi dhe u bë e njohur në të gjithë Spanjën në vitet 1990 dhe tani tërheq një numër të madh vizitorësh edhe nga jashtë vendit.

Klan News