E ftuar në programin “Talk Love Story” në Tv Klan këtë pasdite ka qenë gazetarja e njohur Alma Çupi. Ajo ka folur për dashurinë dhe se si i shikon konkurrentët e programit. E vënë përpara zgjedhjeve nëse do të ishte pjesë e programit Alma ka treguar pëlqimin e saj për një prej fronistëve për vajzën dhe një prej konkurrentëve për veten.

Eni Shehu: Për vajzën tënde Kristin apo zgjodhin, kush të pëlqen?

Alma Çupi: Unë pëlqej Kristin, edhe babain e Kristit.

Eni Shehu: Nëse do ishte froniste Vip në vend të Danielës ose Deas, kë do zgjidhje për veten?

Alma Çupi: Atë djalin në cep me mjekër, Algertin.

Programi është mbyllur me një takim të Almës dhe Algertit, i cili kishte shprehur simpatinë për gazetaren në nisje të programit. /tvklan.al