Fluturime New York-Tirana via Milano 3 herë në javë

Kompania ajrore Albawings përveç 14 destinacioneve drejt Italisë dhe Londrës tashmë është zgjeruar edhe me fluturime drejt New York.

Këta janë pasagjerët e parë që zbresin në tokën shqiptare përmes kompanisë Albawings me fluturimin New York-Tirana via Milano.

Ky destinacion do të operohet përgjatë gjithë vitit me fluturime 3 herë në javë. Shtimi i këtij destinacioni përveçse ndihmon të gjithë bashkëatdhetarët në Amerikë, ndikon edhe në zhvillimin e turizmit në vend.

Tv Klan