“Nga këtu do më nxirrni vetëm me arkivol”, 64-vjeçari e kaloi pjesën më të madhe të jetës duke jetuar në mes të një rrethrrotullimi

“Nga këtu do më nxirrni vetëm me arkivol”, 64-vjeçari e kaloi pjesën më të madhe të jetës duke jetuar në mes të një rrethrrotullimi

22:45 18/11/2022

Të jetosh në mes të një rrethrrotullimi, ku makinat janë  në çdo anë të shtëpisë tënde duket si diçka e pamundur, e madje mund të ngjasojë edhe me një makth të keq, por një familje nga Uellsi (Wales) jeton në mes të një rrethrrotullimi  makinash prej më shumë se 40 vitesh dhe ka treguar se vendndodhja e pazakontë e banesës së tyre nuk i shqetëson, me përjashtim të rasteve kur kanë  gjëra për të marrë apo dërguar, pasi shoferët nuk arrijnë ta gjejnë shtëpinë e tyre.

Sipas Daily Mail, Howatson, një ndërtues dhe elektricist nga një familje e madhe, ka jetuar në rrethrrotullim mbi 40 vjet duke shtuar planin e tij të familjes për të qëndruar atje për shumë vite në vijim, pavarësisht problemeve me dërgesat dhe përplasje të mundshme.

Familja është bërë një element kryesor në këtë zonë saqë është bërë e njohur si “Howatson Corner'”, pasi fqinjët e tyre përgjatë rrugës janë gjithashtu anëtarë të familjes.

Ndërsa ata këmbëngulën se nuk kanë plane për të lëvizur, çifti bëri shaka: "Ne kurrë nuk do ta nxjerrim Clwyd nga këtu, përveçse në arkivolin e tij".

“Kam jetuar këtu 62 vite dhe kam shumë kujtime të lumtura, më parë ne jetonim matanë rrugës. Kur u hap rrethrrotullimi ndodhnin aksidente të çuditshme dhe shoferët shkonin në rrugën e gabuar, por tani rrallë ndodhin aksidente”, tha Howatson.

Shtëpia e bardhë ndodhet në mes të rrethrrotullimit të madh, me një rrugë që të çon drejtpërdrejt në rrugë. Deri në vitet 1960 aty pranë kishte një hekurudhë. Tani shtëpia njëkatëshe me katër dhoma gjumi kalohet çdo ditë nga mijëra shoferë që përdorin rrugën piktoreske A525 e cila niset nga bregu.

 “Jam mësuar me zhurmat. Nuk i dëgjoj më makinat. Dy nga pyetjet më të shpeshta që na bëhen janë ‘si dilni nga rrethrrotullimi dhe a është i zhurmshëm?’, por trafiku shkon vetëm në një drejtim , ndaj nuk është e vështirë”, u shpreh Zonja Howatson.

Gjyshi z. Howatson, i cili mban një kalë i vogël dhe pula, tha se  ana e vetme e keqe ishte se atyre u duhet të kalojnë rrugën për të shkuar në arën e tyre.  

 “Është si të jetosh diku tjetër në anë të një rruge të ngarkuar. Thjesht është gjithandej rreth nesh”, shtoi ai

Prindërit e tij u shpërngulën në një shtëpi njëkatëshe në vitin 1960, përpara se të kishte një rrethrrotullim ose anashkalim nëpër pronën e tyre të vogël. Ai gjithashtu mburrej me pamjet 'spektakolare' nga mesi i rrethrrotullimit ,  pa shtëpi apo ndërtesa të tjera aq afër sa të bllokojnë peizazhin e Uellsit.

Ishin të afërmit e tij, David John dhe Eirian Howatson, të cilët u vendosën për herë të parë në një shtëpi njëkatëshe në vitin 1960, e cila ndodhej në mes të një prone të vogël pa asnjë anashkalim.

Por në fund të viteve 1970 u dorëzuan planet për rrethrrotullimin pas përfundimit të bypass-it dhe filluan punimet e ndërtimit. David John dhe Eirian iu tha se nuk mund të ndërtonin një shtëpi tjetër njëkatëshe në pronën e tyre të vogël dhe ata refuzuan të l;argoheshin, kështu që qëndruan të vendosur pasi rrethrrotullimi u ndërtua rreth tyre.

Tani në vitin 2022, shtëpia njëkatëshe mbetet në duart e familjes Howatson dhe ngjason me një koshere që gumëzhinë me shtatë fëmijë dhe 12 nipër e mbesa që vizitojnë rregullisht.

Zoti Howatson tha se të jetosh në rrethrrotullim është një fillim i mrekullueshëm i bisedës dhe njerëzit gjithmonë priren të bëjnë të njëjtat pyetje: “E para është gjithmonë: ‘Si arrini në shtëpinë tuaj?’ e cila është mjaft vetë-shpjeguese me makinën në fund”.

Ai shtoi se zhurma nuk ndikon shumë në jetën e tyre familjare.

Ne kemi xham të dyfishtë, kështu që nuk është diçka që na shqetëson dhe rruga bëhet shumë e ngarkuar vetëm në kohë piku, që është vetëm disa herë në ditë. Dalja nga rrethrrotullimi nga ana tjetër mund të jetë pak sfidë. Kur njerëzit janë në një rrethrrotullim, ata nuk presin që dikush të dalë nga vetë rrethrrotullimi”./tvklan.al





Të ngjashme