Ema Andrea dhe Artan Imami do të sjellin në data 3-5 qershor shfaqjen “Nuk do të gënjejmë kurrë”. Këtë  herë ata vijnë si një çift i martuar prej 25 vjetësh që veç të qeshurave, do ta gjejnë veten shumë njerëz. 

Veç shfaqjes, në programin “Rudina” në Tv Klan u trajtua edhe një intervistë interesante nisur nga puna e tyre si aktorë. Me pyetje të ndryshme për secilin, zbuluam ritualet e Ema Andreas para një shfaqjeje apo ngatërresat e Artan Imamit gjatë saj.

Rudina Magjistari: A ke ti ndonjë hajmali që e mban gjithmonë me vete në ndonjë shfaqje ose bën ndonjë ritual?

Ema Andrea: Rituale bëj, bëj ‘nxehje’, nuk flas gjysmë  ore.

Rudina Magjistari: A je ti supersticioze dhe mban diçka për të sjellë fat,  një lloj sigurie, një lloj qetësie me veten?

Ema Andrea: Jo, kam rituale përpara që do të tthotë i falem natyrës, ndonjëherë ndez temjan kur ndiej energji të keqe që nuk është pak nëpër ca ambiente por jo,  pastaj me veten, kafe, cigare, qetësi, ‘nxehje’.

Rudina Magjistari: Artan, hera e fundit kur ke ngatërruar një tekst në skenë dhe si ke vepruar?

Artan Imami: Gjithmonë ngatërrohem, s’e kam problem. I them publikut e morët vesh ju që u ngatërrova unë? Punë e madhe!

Rudina Magjistari: Po kjo e ngatërron partnerin që ke në skenë?

Artan Imami: Ndonjëherë e ngatërroj unë kastile.

Rudina Magjistari: Edhe çfarë ndodh?

Ema Andrea: Ndodh që partneri i thotë “vazhdo”./tvklan.al