“Kuptuam prioritetet e njëri-tjetrit por nuk kemi negociuar”

Diplomatët e lartë të SHBA-së dhe Rusisë kane mbajtur bisedime  vendimtare këtë të hënë mbi tensionet mes Kievit dhe Moskës nga frika e një konflikti të mundshëm. Zëvendës Sekretarja e Shtetit e SHBA Wendy Sherman dhe homologu i saj rus, Zëvendës Sekretari i Shtetit Sergei Ryabkov drejtuan këto bisedime që zgjaten përreth 8 orë në Gjeneve ditën e sotme.

Zyrtarët rus iu thanë homologëve të tyre amerikan se nuk kishin plane për të pushtuar Ukrainën dhe se nuk ka ndonjë arsye për t’u frikësuar se diçka e tillë do të ndodhë. Ribkov i cilësoi bisedimet si shumë të gjata dhe profesionale duke shtuar se ndjen se pala amerikane i mori seriozisht propozimet e tyre. 

Nga ana tjetër Zëvendës Sekretarja e Shtetit të SHBA u shpreh se patën diskutime dhe bisedime për të kuptuar më mirë prioritetet e njëri-tjetrit por nuk do t’i quante këto bisedime negociata të mirëfillta. Ajo shtoi më tej se nuk do të lejohet që askush të ndërhyjë në politikën e dyerve të hapura të NATO-s për anëtarësime të reja pas kërkesës së Rusisë për të mos lejuar anëtarësimin e Ukrainës.

Kjo javë bisedimesh intensive do të pasohet nga takime me zyrtarë rusë të cilët do të bisedojnë me ata të NATO-s dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim (OSBE) në Evropë.

Tv Klan